Tifozi britanik arrestohet për ‘mastrubim në publik’ gjatë finales në Madrid
Një tifoz i futbollit anglez ishte mbrëmë i pranishëm në kryeqytetin spanjoll, ku u zhvillua finalja e ligës së kampionëve në mes dy gjigantëve anglez Liverpool-Tottenham, shkruan The Sun, transmeton IndeksOnline.
Ai u shfaq i zhveshur në sheshin Puerta del Sol, në qendër të qytetit të Madridit.
33 vjeqari, u ngjit në një skenë në shesh, ku filloj të zhvishej dhe të ‘vetëkënaqej’, kështu duke krijuar paknaqsi në turmën që ishte mbledhur.
Një grua italiane, e kundërshtoi atë dhe u përpoq ta ndalonte, mirëpo ajo e pësoj keq, pasi tifozi e sulmoj atë keq, duke e dëmtuar.
Italianja pati nevojë edhe për ambulancë që t’i ofronte ndihmë.
“Ajo thuhet se është marrë në spital me një dëmtim kokë dhe ka kaluar skanime” : thotë një dëshmitarë okular i rastit.
Gjatë arrestimit ai dyshohet se sulmoi tre policë të cilët po përpiqeshin ta arrestonin.
Vlen të theksohet se mbrëmë në qytetin e Madridit ishte një ‘kaos’, ku punën më të vështirë e kishte policia, që bëri gjithçka që të mobilizonte tifozët e shumtë që kishin vërshuar qytetin e Madridit, e që herë pas here po krijonin incidente. /IndeksOnline


