23:22 / E Mërkurë, 26 Shkurt 2020

Tifozi futet në fushë dhe shkon te Ronaldo, veprimi i portugezit është i pahijshëm

Juventusi u mposht me rezultat 1-0 nga Lyoni në ndeshjen e parë të fazës së 1/8 të Ligës së Kampionëve.

Cristiano Ronaldo ka qenë gjatë gjithë ndeshjes i acaruar.

Ndoshta ndikoi loja jo e mirë e Juventusit në pjesën e parë, ndoshta rezultati, por në një moment kur fusha është pushtuar nga një tifoz që shkonte ta takonte, portugezi ka reaguar dhe e ka sulmuar për ta trembur.

Më pas, tifozi i është ulur në gjunjë deri sa ka ndërhyrë siguria dhe e ka nxjerrë jashtë zvarrë.

Një veprim i tillë i ka ndodhur portugezit edhe në një ndeshje tjetër. /IndeksOnline/

Mos i humb