Tifozi harron dhëmbët në stadium, klubi e kërkon përmes rrjeteve sociale
Ekipi Accrington Stanley është në kërkim të çuditshëm për pronarin e protezës së dhëmbëve, të cilat me gjasë i kishin rënë ndonjë tifozi në ndeshjen ndaj AFC Wimbledon.
Pas një fitoreje të fuqishme 2-1 ndaj AFC Wimbledon në City Ground, një tifoz u emocionua shumë, duke e manifestuar me kërcime të mëdha, transmeton Indeksonline.
Lojtarët e John Coleman e mundën Wimbledonin 2-1 në shtëpi të shtunën dhe pas përfundimit të ndeshjeve zakonisht gjinden shumë gjëra të humbura nga mijëra tifozë.
Por, një mbështetësi të Accrington Stanley i mungon diçka shumë e rëndësishme.
Klubi në llogarinë zyrtare në Twitter ka publikuar fotografinë e protezës, me shpresë që pronari të bashkohet me dhëmbët e tij.
Postimi nxiti përgjigjie komike, por pronari ende nuk është gjetur./Indeksonline/.