75 Mall Live Search
21:53 / E Diele, 19 Maj 2024 / G T

Tifozi i Arsenalit bën gabimin e jetës, kaloi në mes të mbështetësve të Chelseat pas humbjes së titullit

Skuadra e Arsenalit sot humbi titullin kampion në Premier League edhe pse shpresoi shumë për një rezultat negativ nga ndeshja mes Manchester Cityt dhe West Ham Unitedit.

Pasi përfundoi ndeshja në “Emirates” një tifoz me fanellën e Arsenalit kaloi afër mbështetësve të Chelseat, shkruan Indeksonline

Duket se ai bëri një gabim të madh duke kaluar me fanellën e klubit “Topçinj” në mes të tifozëve rival të qytetit.

Sigurisht që Blutë e Londrës e ngacmuan tifozin dhe madje u dashtë ndërhyrja e policisë për ta qetësuar situatën./Indeksonline/