75 Mall Live Search
20:29 / E Premte, 25 Dhjetor 2020 / Blerim

Tifozi i Arsenalit i dëshpëruar me ekipin e zemrës, i thotë djalit të tij të bëhet tifoz i Chelseas!

Një tifoz i Arsenalit është revoltuar nga paraqitjet e fundit të klubit të tij në Premierligë.

Nën drejtimin e trajnerit Arteta, Arsenali nuk ka arritur rezultate të mira këtë gjysmë-sezon, pasi ata aktualisht ndodhë në vendin e 15’të m e 14’të pikë, shkruan IndeksOnline

Kështu, një tifoz i “Topçinjëve”, me emrin Chris thotë se fëmijët nuk kanë asnjë model për të ardhmen, pasi aktualisht te Arsenali nuk ka asnjë legjendë.

Ai thotë se i ka thënë djalit të tij që të mos zgjedh Arsenalin por Chelsean për ta mbështetur.

“Unë fillova të mbështes Arsenalin në ’87, dhe kur pashë Arsenalin si fëmijë, kisha simpati për lojtarët që po shikoja,” tha ai pas humbjes së së martës.

“Paul Merson, Perry Groves, Brian Marwood, Alan Smith, Lee Dixon, ata ishin heronjtë e mi.

“Po kalojnë 35 vite, dhe ky Arsenal nuk është kërkah, fëmijët nuk e kanë një model për të ardhmen.

“Djali im është katër vjeçar, unë i bleva atij kompletin e pare të Arsenalit vitin e kaluar, dhe ai më tha ditën tjetër kur ishim ulur duke parë ndeshjen:” A mund të kem një tjetër komplet të Arsenalit? “

“Dhe unë thashë: ‘Jo!’

“Jamvërtet i zhgënjyer me ta”, tha ai.