13:03 / E Mërkurë, 01 Maj 2019 / indeksADMonline

Tifozi i Arsenalit zbulon se stadiumi i ri i Tottenhamit përdorë altoparlantë në kore

Një xhevahir, një kryevepër që ka kushtuar 1 miliardë sterlina. Tottenham Hotspur Stadium, që fiton thuajse 800 mijë sterlina për ndeshje vetëm nga shërbimet (pra, ushqim dhe dyqane), ka marrë duartrokitje pa fund.

Nga përurimi një muaj më parë te ndeshja me Cityn, fitorja dhe humbja ndaj De Jong & Co.

Por, veç rezultateve, ka një video që po xhiron në rrjetet sociale. Një tifoz i Arsenalit është futur në impiant në një ditë normale, pa ndeshje, gjithçka e boshatisur dhe ka zbuluar trukun: koret e tifozëve janë “fake”.

Për ta shpjeguar, tifozi i Arsenalit u nis nga fakti se koret e tifozëve të Tottenham, që dëgjohen në tv janë të zhurmshëm. Atëherë, duke ditur se tifozët e “Spurs” nuk mbahen për të tilla atmosfera, ai ka shkuar ta shohë personalisht dhe pa se autoparlantët japin kore të regjistruara gjatë ndeshjeve të shkuara.