75 Mall Live Search
16:42 / E Diele, 05 Janar 2020 / indeksADMonline

Tifozi i Barcelonës i drejtohet Trumpit: Valverde është spiun i Iranirt, sulmoje!

Donald Trump në mesnatë ka lëshuar një mesazh të fuqishëm në drejtim të Iranit ku e ka paralajmëruar se do ta sulmojë menjëherë nëse tenton të hakmerret për vrasjen e gjeneralit.

Por një koment i një tifozi të Barcelonës në postimin e Trump ka marrë vëmendjen e të gjithëve, shkruan Indeksonline.

Përshëndetje z. Trump, Ernesto Valverde që punon si spiun i Iranit por është i maskuar si trajner i Barcelonës, ju lutemi veproni në përputhje dhe shpëtoni planetin. Faleminderit”, ka komentuar tifozi.

Ky komentim ka marrë rreth 18.000 pëlqime dhe ka marrë vëmendjen e të gjitha mediave botërore. /IndeksOnline/