Tifozi i futur në fushë i bën probleme Shqipërisë, UEFA nis një hetim disiplinor

UEFA ka nisur hetim disiplinor për Shqipërinë pas ndeshjes ndaj Italisë të cilën kuqezinjtë e humbën 2:1.
Hetimi disiplinor ndaj Shqipërisë, ka nisur për pushtimin e fushës nga një tifoz dhe hedhje të sendeve të palejuara në fushën e blertë.
Gjithashtu UEFA po heton edhe për ndezjen e fishekzjarrëve nga tifozët kuqezi si dhe për banderolat me mesazh provokativ.