Tifozi i Liverpoolit: E meritojmë një trofe edhe në vendin e dytë
Pas fitores 1-0 ndaj Leicesterit, Manchester City është lider i ri në Premier Ligë, kur ka mbetur vetëm edhe 1 javë deri në përfundim të edicionit.
Liverpooli edhe pse ka grumbulluar 94 pikë, nuk llogaritet favorit për të fituar titullin e kampionit.
Gjatë një bisede telefonike në TalkSport, një tifoz i Liverpoolit ka kërkuar që edhe nëse nuk shpallen kampion, Liverpooli e meriton një trofe.
“Ka qenë një luftë shumë e ngushtë për titull. Edhe nëse përfundojmë në vendin e dytë e meritojmë një trofe” u shpreh tifozi.
Më pas prezantuesi e pyeti se si duhet të quhet ai trofe, ndërsa tifozi u përgjigj “Bashkë-fituesi i Premier Ligës”.