75 Mall Live Search
11:24 / E Diele, 21 Prill 2019 / indeksADMonline

Tifozi i Liverpoolit telefonon zyren e Man Utd, “A keni bileta për Champions League?”

Manchester United u eliminua nga Barcelona në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Një tifoz i Liverpoolit ka bërë shaka me këtë rast, duke telefonuar në zyren e biletave te Manchester United.

– Shitësja: “Përshëndetje, keni thirrur në zyren e biletave, si mund të ju ndihmoj?

– Tifozi: “Desha të dij mos ka mbetur ndonjë biletë për çerekfinale të Ligës së Kampionëve?”

– Shitësja: “Ligës së Kampionëve? Ne nuk jemi më në këtë garë”

– Tifozi: ‘Heeeej, Mo Salah, Mo Salah”