Tifozi i lutet Artetas për të nënshkruar fanellën, reagimi i trajnerit të Arsenalit “çudit” me verprimin
Një episod i pazakontë është regjistruar së fundmi, teksa një tifoz i zjarrtë i Arsenalit ka insistuar vazhdimisht që trajneri Mikel Arteta t’i firmosë fanellën.
Ngjarja ndodhi teksa trajneri i Arsenalit, Arteta po largohej për në shtëpi, kur tifozi iu afrua për t’i kërkuar një autograf në fanellë, shkruan Indeksonline
Trajneri spanjoll refuzoi me mirësjellje, por tifozi vijoi ta ndjekë dhe të insistojë në kërkesën e tij.
Situata ka nxitur reagime të ndryshme në rrjetet sociale, ku një pjesë e tifozëve e kanë konsideruar veprimin si shenjë pasioni të tepruar, ndërsa të tjerë kanë theksuar rëndësinë e respektimit të hapësirës personale të figurave publike, veçanërisht jashtë ambienteve zyrtare të klubit.
/Indeksonline/
An Arsenal fan continually asking Mikel Arteta to sign a shirt on his way home, despite the boss already declining. ❌🧐
— DailyAFC (@DailyAFC) February 16, 2026
pic.twitter.com/6DNYq2nVSs

