Tifozi i Milan i veshur me fanellë të Interit: “Po du me pa ekipin e parë të Milanos”
Gjatë ditës së sotshme në Kosovë zbarkoi ekipi legjendar i Milan.
Një pritje fantastike iu bë sot nga tifozët kosovarë të Milanit, shkruan Indeksonline.
Përveç pritjes, tifozët e ekipit ‘kuq e zi’ kishin përgatitur një shkak për rivalët e tyre, tifozët e Inter.
Një tifoz i veshur me fanellë të Inter, ishte ngjitur mbi një pullaz të një shtëpie dhe bërtiste ‘Po du me pa ekipin e parë të Milanos’.
Ky veprim i tifozit është pritur me shumë të qeshura. Për më shumë shikojeni videon./Indeksonline/