Tifozi i Pejës sulmoi me karrige lojtarin e KB Rahoveci, arrestohet nga Policia

Të shtunen është zhvilluar ndeshja basketbollistike mes Pejës dhe Rahovecit, ku vendasit fituan me rezultat 86-76.
Por pas përfundimit të kësaj ndeshje, një tifoz i KB Peja ka sulmuar njërin nga basketbollistët e KB Rahovecit, shkruan IndeksOnline.
Lajmin e ka konfitrmuar edhe Policia e Kosovë ku njofton se i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku pas intervistim është dërguar në mbajtje për 48 orë, për veprën penale “Sulmi”.
”Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ai ka sulmuar me karrige një lojtar. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raport./IndeksOnline/