Tifozi i Romës dënohet me tre vite burg për sulmin ndaj tifozit të Liverpoolit
Tifozi i ekipit të Romës, Simone Mastrelli është shpallur fajtori pasi që në ndeshjen e sezonit të kaluar në Ligë të Kampionëve kishte sulmuar tifozin e Liverpool-it, Sean Cox.

Gjykata e ka dënuar Mastrellin me tre vite e gjysmë burg, transmeton Indeksonline.

Për shkak të këtij sulmi, Cox ende është në komë dhe ende nuk dihet se a do të arrij të zgjohet.
Në gjykimin e Mastrellit, ishte edhe e bija e Cox, e cila mbajti një fjalim, ku iu drejtua tifozit italian.
“Para këtij sulmi brutal, babai im ishte fit dhe me shumë vetëbesim, njeri me integritet dhe shumë pasion për jetën i cili reprezentoj çdo gjë të mirë. Një mentor, një familjar krenar, një njeri i mrekullueshëm i komunitetit. Ky sulm i dhunshëm e la babin tim në një situatë të tmerrshme. E ardhmja e tij është e pasigurtë. Ne nuk e dimë se si do të përparojë dhe me të vërtet na frikëson. Babai im shkoi për ta parë ekipin e tij të dashur, Liverpool dhe ai kurrë nuk u kthye në shtëpi” u shprehë vajza e tij Shauna Cox.

Përveç, Simone Mastrelli, me burg u dënuan Filippo Lombardi, 21 vjeç dhe Daniele Sucisco 29 vjeç./Indeksonline/