Tifozi i Tottenhamit “sëmuret” për të mos shkuar në punë pas humbjes turpëruese ndaj Bajernit
Tottenham u zu në siklet në skenën evropiane mbrëmë para tifozëve të vet.
Pavarësisht se morën një epërsi të hershme kundër Bajernit ata humbën 2:7, me ish-lojtarin e Arsenalit, Serge Gnabry, duke shënuar katër herë.
Një tifoz i Tottenhamit e ka përjetuar rëndë këtë humbje.
Në një thirrje telefonike me talk SPORT ai pranoi se ka lajmëruar se nuk do të shkojë në punë të nesërmen dhe ka lënë grupin e Whatsappit nga frika e talljes nga shokët e tij.
“Unë punoj me tetë tifozë të Arsenalit. U desh t’i telefonoja menaxherit dhe t’i thoja se jam sëmurë. Pastaj e lash edhe grupin e Whatsappit”, u shpreh tifozi./Indeksonline/