Tifozi i United publikon një video të Lukakut: Fansa të Interit, ja çfarë keni blerë
Romelo Lukaku edhe zyrtarisht është lojtar i Interit. Belgu u transferu te klubi italian për një shifër rreth 80 milionë euro.
Lukaku arriti të shënoj vetëm 15 gola në 45 paraqitje për “Djajtë e Kuq” sezonin e kaluar dhe trajneri Solksjaer, i cili dëshiron që sulmi i tij të zhvillohet me hapa të shpejtë dhe të rrjedhshëm, nuk besoi te aftësitë e sulmuesit.
Vështirësië e 26-vjecarit për të lidhur lojën dhe për të konkretizuar golat, bënë që ai të ishte pjesë e disa episodeve qesharake sezonin e kaluar.
Një fans i Man Utd ka publikuar një përmbledhje të disa rasteve të lojtarit, duke u talluar me të. Kjo sigurisht nuk do t’iu pëlqej tifozëve të Interit. /IndesOnline/
A tribute to Romelu Lukaku. What a player. pic.twitter.com/wHKyVzUnOp
— Man Utd Channel (@ManUtdChannel) August 7, 2019