Tifozi i vogël që u fut në stadium për Rashicën është në hapa të idollit të tij
Ndeshja në mes të Granit Xhakës dhe Milot Rashicës që u zhvillua me rastin e 20 vjetorit të çlirimit mbushi stadiumin “Fadil Vokrri”.
Në mesin e tifozëve kishte moshatar e fëmijë që ishin të pranishëm në një ndeshje yjesh.

Një tifoz i vogël mori vëmendjen e të gjithëve kur u fut në fushë për të përqafuar sulmuesin e Kosovës, Milot Rashica.
Keisan Kajtazi është një fëmijë nga Mitrovica i cili është i pasionuar pas futbollit.
4 vjeçari bënë stërvitje si në futbollin profesional derisa ka të koleksionuara disa fanella. /IndeksOnline/
