75 Mall Live Search
08:31 / E Enjte, 27 Qershor 2024 / G T

Tifozi kërceu nga tribunat vetëm për ta takuar Ronaldon, lëndohet dhe kapet nga sigurimi

Kombëtarja e Portugalisë mbrëmë pësoi humbje 2:0 ndaj Gjerogjisë, duke ia lejuar kësaj të fundit kualifikimin tutje në Euro 2024.

Pas ndeshjes kamerat e tifozëve kapen një moment tejet interesant, ku një tifoz hidhet nga tribunat në fushë për ta takuar Cristiano Ronaldon, shkruan Indeksonline

Kërcimi i tij ishte i rrëzikshëm. Ai u lëndua dhe më pas u kap nga sigurimi.

Nuk dihet se a ka arritur të bëjë foto apo ta takojë Ronaldon, kurse ky i fundit shihet tejet i çuditur me gjestin e tifozit.

Kujtojmë që Portugalia në raundin 1/8 së finales do të luaj ndaj Sllovenisë./Indeksonline/