75 Mall Live Search
14:17 / E Mërkurë, 11 Shtator 2024 / G T

Tifozi kritikoi Strakoshën, vëllai i portierit shqiptar “kapet” me të në tribuna

Shqipëria u mund 0-1 nga Gjeorgjia në “Air Albania”, në ndeshjen e vlefshme për Nations League. Në shkallët e stadiumit nuk mungoi tensioni, teksa në një video të siguruar nga News 24, shihet një tifoz që ofendon portierin Thomas Strakosha.

Nuk qëndroi “duarkryq” vëllai i Strakoshës, i cili kërkoi të sqarohej me tifozin. Gjithsesi, aty pranë u gjend babai Foto Strakosha, që nuk la situatën të shkonte më tej.

Portieri Strakosha është kritikuar për golin e pësuar, nga disa prej mbështetësve të kombëtares. Shqipëria, pas dy ndeshjesh në Nations League, renditet në vendin e dytë në League B.