Tifozi më i vogël i Prishtinës para ndeshjes historike
Z Mobile Prishtina sonte takohet me skuadrën turke, Pinar Karasiyaka në ndeshjen e FIBA Europe Cup që zhvillohet në Pallatin e Rinisë.
Me fitore, skuadra kosovare do të kualifikohet në rundin e 16 skuadrave më të mira në këtë garë.
I madh e i vogël do të jenë në sallë për të mbështetur Prishtinën, shkruan Indeksonline.
Tifozi më i veçantë është djali i vogël i presidentit të klubit Blerand Stavileci, Liami.
Në një video të postuar në Facebook, ai shihet i veshur me fanellën e skuadrës para kësaj ndeshje shumë të rëndësishme. /IndeksOnline/