Tifozi më me fat, tani i shkon në shtëpi Bouchardit (Foto)
Tifozi më me fat gjatë këtij viti ishte padyshim, Jordan Caron, i cili para disa muajve fitoi një bast kundër teniserës bukuroshe, Genie Bouchard, shkruan IndeksOnline.
Pas bastit të humbur, tenistja kanadeze e mbajti fjalën duke dalë në darkë me tifozin, ngjarje kjo e ndodhur para disa muajve.
Por, një takim i papritur dhe pa bast ka ndodhur edhe sonte. Madje ky takim ka ndodhur në shtëpinë e teniseres.
“Shiko kush erdhi të më vizitoj”, ka shkruar Bouchard në rrjetet sociale.
23-vjeçarja që ka një pasuri prej 5.7 milionë euro, tani dyshohet se ka nisur ndonjë lidhje me djaloshin fatlum./IndeksOnline/