Tifozi ndërpret aksionin e Ferizajit
Ferizaj është duke udhëhequr pas pjesës së parë me rezultat minimal në Podujeve kundër Llapit.
Edhe pse tifozët në shkallët stadiumit janë në numër të vogël, ata janë duke shkaktuar probleme, duke e penguar zhvillimin e ndeshjes në mënyrë të rregullt.
Gjyqtari kryesor i ndeshjes, Visar Kastrati ka kërkuar nga gjyqtari i katërt, Gramos Shala qe të intervenoj te drejtuesit e Llapit, pasi dikush nga publiku është duke e përdor “filikaqen”.
Gjatë një aksionit të ekipit mysafir, tifozët e kanë përdorur “filikaqen” duke e ndaluar aksionin e Ferizajit i cili mund të përfundonte me gol.
Futbollistet e Ferizajit u ndaluan duke menduar që ishte “filikaqa” e gjyqtarit.
Trajneri, Bekim Isufi, dhe i gjithë tabori i mysafireve protestuan ashpër duke kërkuar që të mos ndodh më.