75 Mall Live Search
10:38 / E Martë, 18 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Tifozi qëllon bast fantastik, parashikoi 22 ndeshje pa humbje me Mustafin në lojë!

Ai parashikoi një ecuri të 22 ndeshjeve pa humbje të skuadrës së tij dhe kështu ndodhi.

Një parashikim i thjeshtë nga një tifoz optimist i Arsenalit, i cili e parashikoi shumë saktë këtë.

Dhe tashmë është shpjeguar edhe ”profecia” e tij – prezenca në fushë e mbrojtësit, Shkodran Mustafi, transmeton IndeksOnline.

”Në sezonin kur Mustafi arriti në Arsenal, ne ishim tashmë të pamposhtur në 22 ndeshje radhazi. Unë mendoj se do ta arrijmë ecuri prapë”, ishin fjalët e një tifozi të Arsenali në fillim të muajit shtator.

”Profecia” e tij doli e saktë, sepse skuadra e drejtuar nga Unai Emery nuk pësoi humbje në 22 ndeshje radhazi.

Humbjen e parë, londinezët e pësuan të dielën nga Southamptoni, 3-2, në një ndeshje ku Mustafi mungoi shkaku i kartonëve.

Fat apo ”profeci” e vërtet? Nuk e dimë saktësisht, por tashmë tifozi në fjalë e ka marrë vëmendjen në Londër./IndeksOnline/