09:50 / E Diele, 09 Dhjetor 2018

Tifozi racist i Chelseat abuzon ashpër me Sterling

Një tjetër incident i racizmit ka ndodhur në Premier League, në ndeshjen e djeshme mes Chelseat dhe Man Cityt.

Një tifoz i Chelseat – i veshur me një pallto të kaltër, rreth 40-vjeçar – u dëgjua duke i thënë ”p*** i zi” në drejtim të Raheem Sterling.

Ky abuzim ndodhi kur Sterling mori topin për ta ri-nisur ndeshjen nga rivënia anësore, transmeton IndeksOnline.

Ndërsa, Sunday Times shkruan se BT Sport do t’i ri-shikoj pamjet nëse mund ta shohë njeriun relevant që ishte protagonist i kësaj.

Tutje, policia lokale ka konfirmuar se rasti do të shqyrtohet dhe do të shihet nëse ka ndodhur një incident i tillë.

Ndërsa, zëdhënsi i Chelseat tha: ”Jemi të vetëdijshëm nga raportet dhe video-pamjet. Do ta hetojmë rastin dhe do ta marrim ndonjë veprim të duhur”./IndeksOnline/