13:59 / E Shtunë, 03 Dhjetor 2022 / Gj. Sh

Tifozi serb desh pëson infrakt pas eliminimit nga Xhaka e Shaqiri (VIDEO)

Zvicra të premten mbrëma ka mposhtur Serbinë me rezultat 3-2, duke e eliminuar nga Kupa e Botës, ndërsa vet është kualifikuar në 1/8 e finales.

Fakti që eliminimi erdhi nga dyshja kosovare Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka, e ka bërë edhe më të rëndë humbjen e Serbisë, shkruan IndeksOnline.

Në një video e cila është bërë virale në ‘Tik Tok’, shihet një tifoz serb i cili desh pëson infrakt pas përfundimit të ndeshjes.

Ai e ka përjetuar rënd humbjen e Serbisë e pikërisht kur ajo erdhi nga Xhaka e Shaqiri, me këtë të fundit që shënoi edhe gol./IndeksOnline/