08:54 / E Diele, 28 Prill 2019 / indeksADMonline

Tifozi shqiptar nuk është qethur që 16 vjet, po e pret Liverpoolin të bëhet kampion…

Tifozi i Liverpoolit, Ukë Krasniqi, që nga viti 2003 nuk ka prerë flokët e tij.

Asokohe, tifozi i ‘The Reds’, vendosi që gjersa Liverpooli të mos e fitojë titullin e Premierligës angleze, ai nuk do qeth kokën, shkruan Indeksonline.

Premtimin e ka mbajtur që 16 vjet, dhe këtë edicion është duke shpresuar që skuadra Jurgen Klopp të shpallet kampion.

Liverpooli është lider momental me 91 pikë, 2 më tepër se Manchester City që luan sot kundër Burnleyt.

Hera e fundit kur Liverpooli u shpallë kampion në Angli ishte viti 1990 ndërsa Krasniqi këtë vendim për të mos prerë flokët e kishte marrë spontanisht në vitin 2003. /Indeksonline/