08:21 / E Premte, 06 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Tifozja e Arsenalit “ndizet” gjatë ndeshjes, ja çfarë thotë për formën e “Topçinjve”

Tashti Arsenali ka kaluar nëntë ndeshje pa fitore pasi humbi 2-1 ndaj Brighton & Hove Albionit mbrëmë.

“Topçinjtë” tashti zyrtarisht janë në formën e tyre më të keqe që nga viti 1977. Me ndeshjet kundër Manchester Cityt dhe Chelseas, që do të vijnë në dhjetor dhe Manchester Unitedit në ditën e Vitit të Ri, gjërat mund të përkeqësohen edhe më shumë.

Tifozët e Arsenalit kishin shpresuar që Freddie Ljungbergu, do të kishte një ndikim të ngjashëm që pati Ole Gunnar Solskjaeri kur arriti në Manchester United mbi një bazë të përkohshme sezonin e kaluar.

Por nuk ka pasur një shkëndijë të tillë. Një barazim 2-2 kundër Norwich Cityt u pasua nga humbja ndaj Brightonit dhe natyrisht, tifozët nuk i kanë pranuar mirë këto rezultate.

Një tifoze që ndoqi ndeshjen ndaj Brightonit përmblodhi të gjitha me mesazhin e saj, i cili u kap nga kamerat – dhe nuk kërkoi lexues për buzët.

“Është qesharake. E gjithë është qesharake. Një shaka ”, u shpreh ajo.

Ka edhe një milion tifozë të tjerë të Arsenalit që ndiehen saktësisht në të njëjtën mënyrë.

Është dhjetori dhe klubi verior i Londrës me 24 pikë pas liderëve të Premierligës, Liverpooli.

Ata janë në nivele të njëjta të pikëve me Sheffield Unitedin, i cili po luante në një rang më poshtë sezonin e kaluar./Indeksonline/