75 Mall Live Search
10:53 / E Shtunë, 13 Shkurt 2021 / B O

“Tigani në zjarr dhe peshku në det”/ Rama ironizon Bashën me videon e gatimit

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar kreun demokrat Lulzim Basha me anë të një postimi në Instagram.

Rama ka publikuar një video ku shfaqet Basha duke gatuar, teksa mbishkrim të videos ka vënë disa nga hapat e planit ekonomik të PD-së.

“9% taksë e sheshtë, ulje e çmimit dhe e energjisë dhe karburantëve, ulja me 18 % e sigurimeve shoqërore dhe rritje pensionesh me 5 % çdo vit. Hapja e 110 mije vende pune, dyfishim e ndihmës sociale, dyfishimi i të ardhurave për frymë. Rritja e pagës minimale në 36000 mije lekë në muaj. 900 euro për çdo specializim. Korrupsioni zero”, janë disa nga pikat e planit ekonomik të propozuar nga PD-ja.

Rama ndër të tjera në postimin e tij shkruan: “Ai momenti kur tigani është në zjarr dhe peshku në det…”