21:24 / E Premte, 10 Qershor 2022 / OSH

Tiger Woods është tani një miliarder

Tiger Woods ka arritur zyrtarisht statusin e miliarderit.

“Forbes” raporton se pasuria neto e Woods ka tejkaluar 1 miliard dollarë falë marrëveshjeve të sponsorizimit me “Nike”, “Gatorade”, “Monster Energy”, “TaylorMade” dhe “Rolex”.

Ai tani i bashkohet Michael Jordan dhe LeBron James si të vetmit miliarderë të njohur sportistë, përcjell KosovaPress.

“Tiger ka qenë jashtëzakonisht i zoti në marrjen e pjesëve të bizneseve, në krijimin e biznesit të tyre, në mënyra që sportistët para tyre thjesht nuk ishin”, tha agjenti sportiv Leigh Steinberg për “Forbes”.

Gjatë karrierës së tij 27-vjeçare, Woods ka fituar 1.7 miliardë dollarë në paga, dhe të ardhura të tjera. Megjithatë, më pak se 10% e të ardhurave nga karriera e Woods-it, dhe vlera neto, vijnë nga paratë e titujve në fushën e golfit.

Përveç markave kryesore që kanë kontrata me Woods, portofoli i 47-vjeçarit përfshin një biznes të dizajnit të golfit (TGR Design), një kompani eventesh (TGR Live), TGR Ventures dhe një restorant (The Woods).