23:54 / E Diele, 05 Prill 2020 / indeksADMonline

Tigri i kopshtit zoologjik në Nju Jork del pozitiv me koronavirus

Një tigër i kopshtit zoologjik “Bronx” në Neë York ka rezultuar pozitive për COVID-19, gjë që e bën atë kafshën e parë të njohur në Sh.B.A që ka kontraktuar koronavirusin.

Shoqëria e Mbrojtjes “Jeta e egër”, e cila drejton objektin dhe kujdeset për kafshët në kopshtin zoologjik – bëri njoftimin të dielën, duke thënë se një tigër femër Malajane 4-vjeçare, e quajtur Nadia, ka rezultuar pozitive për koronavirus, e cila deri vonë ka prekur kryesisht vetëm njerëz.

 Diagnoza u konrmua nga Laboratori Kombëtar i Shërbimeve Veterinare të USDA, transmeton Indeksonline.

Pas kësaj, janë testuar kafshë të tjera në këtë kopsht që kanë treguar simptoma të COVID-19,duke përfshirë tre tigër të tjerë dhe katër luanë, të cilët kanë zhvilluar një kollë të thatë.

Tigri Malajan shënon rastin e parë të kafshëve me bazë në SH.B.A të koronavirusit dhe rastin e parë në një tigër kudo në botë. Kafshë të ndryshme – përfshirë të paktën një qen çift – në Kinë thuhet se kanë kontraktuar COVID-19.

Ndryshe, kopshti zoologjik i Bronx është mbyllur që nga data 16 mars – dhe se Nju Jork konsiderohet epiqendra e rasteve të koronavirusëve në Shtetet e Bashkuara./Indeksonline/