17:40 / E Hënë, 24 Qershor 2019 / indeksADMonline

Tigri: Krejt tifozët e Kosovës do të bëhen ‘Plisa’

Kryetari i tifozëve ‘Plisat’, Albert Kastrati  beson që shumë shpejtë do të ndodhë bashkimi mes Kosovës dhe Shqipërisë në futboll.

Përmes një shkrimi në facebook ai ka thënë se Federatat sportive të dy vendeve shqiptare së shpejti do të jenë një dhe se tifozët e Kosovës do të bëhen Plisa.

Ky është shkrimi i Kastratit që ndryshe njihet me nofkën ‘Tigri’.

“Shume shpejt FFSH dhe FFK do te bohen bashk dmth veq FFSH po ashtu edhe lojtaret e Kosoves edhe te Shqipris do te bashkohen edhe te bohet nje kombtare, per nje kohe te shkurt krejt tifozet e kosoves do te bohen Plisa..Edhe ne fund edhe Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri po bashkohen me Shqiprine. Mos harroni me 27 qeshor krejt Prishtina Stadion”