75 Mall Live Search
21:30 / E Martë, 13 Korrik 2021 / AR

“Tigri” lutet për Deçanin pas helmimit të mbi 1500 qytetarëve

Qytetarët e Deçanit po kalojnë në një periudhë aspak të këndshme. Janë mbi 1500 qytetarë të helmuar të cilët kanë kërkuar ndihmë në QKMf-në e Deçanit.

Poashtu ka një solidarizim të madh jo vetëm të skenës politike, por edhe të komunitetit të artistëve, transmeton “Indeksonline”.

Njëri nga ta është edhe aktori shumë i dashur për publikin Kreshnik Ibrahimi.

“Tigri” i ka uruar shërim të shpejtë të helmuarve.

Drejtuesi i emisionit “Ich bin albaner” poashtu shkruan se lutet për qytetarët e Deçanit

“Deçan Lutem per ty…😢 Zoti ju ndimoft dhe sheroft 😢🤲🏼🙏🏻./Indeksonline/