13:37 / E Martë, 01 Shkurt 2022 / LB

“Tigri” për hatër të profës, e kall me tupana

Aktori, Kreshnik Ibrahim është solidarizuar me profesorin e Vushtrrisë, Lulzim Pacin.

Ai në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ka publikuar një video ku shihet duke vallëzuar në ritimin e tupnave.

“Veç për qefin tan prof”, ka shkruar Ibrahimi.

Video e aktorit brenda pak minutave është pëlqyer dhe komentuar mjaft shumë nga adhuruesit e tij.

Kujtojmë se me profesorin, Lulzim Paci janë solidarizuar një numër i madh i personaliteteve nga fusha të ndryshme.