“Tigri” s’po bëhet rehat, arrin marrëveshje me klubin nga Brazili dhe largohet nga Barcelona

Futbollisti brazilian, Vitor Roque do të largohet nga Barcelona përfundimisht pasi ka gjetur klubin e ri.
Në fakt, Roque për momentin është pjesë e Real Betisit në formë huazimi nga klubi katalunas, shkruan Indeksonline
Siç raporton gazetari italian, Fabrizio Romano, Roque tashmë ka arritur marrëveshje me klubin e Palmeiras.
Thuhet se Barcelona do të përfitoj rreth 25 milionë euro me shitjen e “tigrit”.
19-vjeçari në La Liga gjatë këtij sezoni zhvilloi 22 ndeshje, shënoi katër gola dhe bëri dy asiste./Indeksonline/
🚨🟢 Palmeiras are closing in on Vitor Roque deal, almost done!
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) February 27, 2025
Agreement in place since last week with Barcelona for package worth over €25m fee plus sell-on clause.
Real Betis will get compensation options today, expected to give green light. pic.twitter.com/Oz5cEW5Rmf