Tigri: “Veq Afrim Tovërlani e kfjell Prishtinen”
Prishtina nuk e ka nisur aspak mirë sezonin pranveror në futbollin kosovar. Vetëm 8 ditë pas eliminimit nga Digitalb Kupa, skuadra e Mirel Josës ka pësuar një humbje tjetër shokuese.
Flamurtari e mposhti 2-0 në stadiumin “Fadil Vokrri” duke bërë që Prishtina ta humb edhe lidershipin në Superligë.
Tifozët e Prishtinës “Plisat” disa herë kanë kërkuar që të largohet trajneri Mirel Josa, por presidenti Remzi Ejupi i ka dhënë mbështetje vazhdimisht trajnerit shqiptar.
I fundit që ka reaguar është kryetari i “Plisave” Albert Kastrati, që ka thënë se vetëm Afrim Tovërlani mund të kthjellë Prishtinën. /Indeksonline/
