”Tigrinho” për kartonin e kuq ndaj Alavesit: Ishte vendim i padrejtë

Vitor Roque ka folur për herë të parë për kartonin e kuq në ndeshjen Alaves – Barcelona.
Futbollisti brazilian u largua nga loja vetëm 13 minuta pas inkuadrimit, pasi u ndeshkua me dy karton të verdhë brenda pesë minutave, shkruan IndeksOnline.
Roque i cili njihet me nofkën ”Tigrinho”, në një intervistë ka thënë se vendimi i gjyqtarit për kartonin e dytë të verdhë ishte i padrejtë.
”Mendoj se kartoni im i dytë i verdhë ishte i padrejtë. I kërkova arbitrit të shpjegonte vendimin e tij. Ai tha: nuk është si Brazili këtu, thjesht shko dhe respekto vendimin. Kjo ndodhi edhe pse ishte lojtari i Alaves që u përball me të dyja këmbët. Thjesht duhej të respektoja vendimin dhe u largova nga fusha.”, tha 18 vjeçari për MundoDeportivo.
Kujtojmë që Roque shënoi golin e tretë për Barcelonën në ndeshjen ndaj Alavesit, në minutën e 63-të./IndeksOnline/