75 Mall Live Search
20:45 / E Shtunë, 01 Korrik 2023 / MSH

“Time Capsule II”, Capital T zbulon datën e koncertit në “Fadil Vokrri”

11 Gusht është data kur Capital T do të mbajë koncert madhështor në Stadiumin “Fadil Vokrri”.

Capital T i dha fund pritjes disa javore duke publikuar datën e koncertit “Time Capsule” i cili dot organizohet për herë të dytë.

Indeksonline raporton se për herë të parë, “Time Capsule” mblodhi mijëra fansa të artistit në sheshin “Skenderbej” në Tiranë, në shtator të vitit 2019.

Kësaj radhe, “Time Capsule II” po vjen për adhuruesit e muzikës së Capitalit në Prishtinë.

“Nëse je këtu, ti je true #TeamKapo. Më 11 gusht në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, djali i qytetit ju merr në udhëtimin më marramendës të verës.
Repertori legjendar i Capital T vjen në një koncert LIVE. Ji gati të presësh GJITHÇKA!” thuhet në njoftim.

Biletat e koncertit së shpejti do dalin në shitje.