22:23 / E Martë, 24 Nëntor 2020 / OSH

Time Kadriaj i përgjigjet Enver Hoxhajt: Përkrahjen s’e kërkuam tek ti, por tek Thaçi, Veseli dhe ata që themeluan PDK-në

Deputetja nga radhët e AAK-së, Time Kadriaj, i është përgjigjur kryetarit në detyrë të PDK-së, Enevr Hoxhaj pasi tha që nuk ka më vota nga PDK-ja për kandidatët për president jashtë kësaj partie, shkruan IndeksOnline.

Kadriaj i ka thënë se AAK nuk ka kërkuar përkrahje nga Hoxha por nga themeluesit e PDK-së, bashkëluftëtarë dhe përkrahës të Hashim Thaçit e Kadri Veselit dhe gjithë atyre që kanë kontribuar në luftën e UÇK-së.

“Ne nuk kemi kërkuar përkrahje prej Enver Hoxhës, po kërkojmë përkrahje për presidentin prej themeluesve të PDK-së, bashkëluftëtarë dhe përkrahës të z. Hashim Thaçit e Kadri Veselit dhe gjithë atyre që kanë kontribuar në luftën e UÇK-së dhe kanë kontribuar në shtetndërtimin e Kosovēs.

Tash është shumë e rëndësishme dhe në interes të shtetit, që për shkak të situatës në të cilën gjindemi, një personalitet si Ramush Haradinaj të jetë president!”, tha ajo./IndeksOnline/