75 Mall Live Search
14:13 / E Enjte, 16 Prill 2020 / indeksADMonline

Time Kadriaj s’lë gjë pa i thënë Fitore Pacollit, e quan “Pacove”, helmuese dhe i thotë të palohet

Time Kadriaj është indinjuar tej mase me deklaratën e Fitore Pacollit e cila mbrëmë në një emision ka thënë se nëna e Ramush Haradinajt kishte shkuar për shërim jashtë vendit me pare të shtetit.

Deputetja e AAK-së ka shpërthyer me një shkrim në Facebook duke kritikuar ashpër homologen nga Vetëvendosje.

Femër pa etikë e pa moral politik, e ka quajtur Kadriaj deputeten Pacolli.

“Një femer,pa etikë e pa moral politik, femer e indoktrinuar dhe e skllaveruar politike, paska gjetur kohë dhe paska marrë guxim me fol për nanën Rukë ,nanën e gjeneralēve dhe luftētarëve të pa epur për lirinë e Kosovës.
Fitore “Pacovja”e cila se ka as një kontribut as kombetar e as patriotik, e helmuar politike e cila kudo që ka qenë ka lobu kunder Kosovēs, kunder liberalizimit të vizave merr guxim me fol per nënen heroinë!
Palou moj aty e mos helmo popullatën me këto deklarata tua të poshtra si vet jeta jote. Ti je ma helmuse se Covid 19.
Turp për ty e per ata qe i përfaqëson” shkruan Kadriaj në Facebook./Indeksonline/