75 Mall Live Search
10:59 / E Mërkurë, 04 Qershor 2025 / L K

Time Kadriaj tregon se çfarë i tha sot Dauti për Albin Kurtin

Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj ka takuar Daut Haradinajn para seancës së sotme. Nga kafeneja, deputetja deçanase ka cituar Haradinajn në një mendim të tij për Albin Kurtin.

“Edhe sot për të 26-herë seriali vazhdon.
Dauti, po thotë se për Kurtin ma e rëndësishme është Albulena se zhbllokimi i kuvendit. Ne u treguam shumë gjenerozë me propozimin e dy femrave deputete por as kjo nuk vlejti për Kurtin.
Me rëndësi faturat e rrymës po ju shkojnë qytetarëve të sterlodhur, nga kjo mafi e bardhë energjetike”, shkruan Kadriaj në Facebook./Indeksonline/