Time Kadrijaj (AAK): Kurti deri nesër të reflektojë…

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, në deklaratën e saj para mediave tha se shkuan me shpresë në takimin e kryetarit të VV-së, Albin Kurti, por sipas saj, nuk pati konsensus.
Ajo tha se ndonëse AAK-ja ka kërkuar konsensus, partia në pushtet nuk ka pranuar asnjë ofertë.
“Në interpretimin e Gjykatës Kushtetuese janë munduar të shtrembërojnë plot pika dhe të mos pranojnë asgjë. Kemi kërkuar që nesër të mos vazhdojmë me procedura të njëjta, nesër prej nesër do të vazhdohet me praktika të njëjta ata po e shkelin Kushtetutën qëllimshëm”, tha deputetja.
Video: