75 Mall Live Search
13:00 / E Diele, 26 Tetor 2025 / Burim

Time Kadrijaj: Nuk do të këtë ‘Kurti 3’ – Kjo sagë dhe izolimi i vendit nuk do të vazhdojë

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka komentuar dështimin e votimit të qeverisë ‘Kurti 3’.

Ajo tha se nga sot fillon një etap e re, duke shtuar se nuk do të këtë ‘Kurti 3’.

“Nuk ka më Qeveri Kurti 3. Kjo sagë dhe izolimi i vendit nuk do të vazhdojë”, tha ajo, raporton IndeksOnline.  

Madje Kadrija ka ironizuar pak me mandatarin duke thënë se sot e kemi parë një Albin të butë e të qetë.

“Më në fund Albin Kurti e pranoi se ka pranuar marrëveshjen e Asociacionit, madje edhe aneksin e marrëveshjes”, ka thënë Kadrijaj. /IndeksOnline/