75 Mall Live Search
21:53 / E Enjte, 08 Gusht 2024 / Gj. Sh

Time Kadrijaj pozon me dy bashkëluftëtarët që humbëm nga një dorë në luftë: Mjerim me këtë qeveri ku na ka pru

Time Kadrijaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kritikuar disa udhëheqës, që sipas saj po bëjnë fotografi tek Ura e Ibrit kinse siç ka thënë ajo për “patriotizëm”.

Ajo ka pozuar me dy bashkëluftëtar që kanë humbur nga një dorë në luftë, transmeton IndeksOnline.

Statusi i saj i plotë:
Mjerim me këtë qeveri ku na ka pru:
Po mendojnë se me selfie e me foto te ura e Ibrit e ne Ujman po bajnë patriotizëm:
Po mashtrohi o te mjere se sakrifica për atdhe nuk ashte ajo e juaja po e këtyre invalidëve në foto:
Në të djathtën time invalidi Qerim Gjocaj dhe në të majtën Binak Dina, që të dy atdheut i kanë dhuruar nga një dorë.
Respekt për ju bashkëluftëtar, e falënderues për tanë jetën!