Time Kadrijaj siguron mandatin e tetë në Kuvend, mbetet ndër gratë më të votuara në Aleancë
Deputetja e Aleancës Time Kadrijaj, ka siguruar edhe një mandat në Kuvendin e Kosovës, duke fituar 18,955 vota në zgjedhjet e fundit.
Me këtë rezultat, Kadrijaj do të jetë pjesë e legjislativit të vendit për herën e tetë, duke vazhduar të mbetet një nga figurat më të përfaqësuara të Aleancës në kuvend.
Mbështetja prej afro 19 mijë votash konfirmon besimin e vazhdueshëm të qytetarëve ndaj saj dhe rolit që ka pasur ndër vite në skenën politike të Kosovës.
Me mandatin e ri, Time Kadrijaj pritet të vazhdojë angazhimin e saj në çështjet me interes për qytetarët dhe në përfaqësimin e politikave të Aleancës në kuvend./Indeksonline/

