22:27 / E Diele, 22 Shtator 2019 / indeksADMonline

Time Kadrijaj – Vjosa Osmanit: Shko edhe në Prekaz, Gllogjan e Koshare se ki nevojë me kuptu si erdhi liria

Ish-deputetja e AAK-së,  Time Kadrijaj përmes një shkrimi të postuar në llogarinë e saj zyrtare Facebook ka komentuar vizitën e kandidates për kryeministre nga LDK-ja, Vjosa Osmani në Kullën e Isa Boletinit.

Kadrijaj që synon edhe një ulëse në parlament i ka rekomandu Vjosës që të shkoi edhe në Prekaz e Gllogjan, e më pas edhe në Koshare në mënyrë që ta kuptojë të vërtetën se si erdhëm tek liria.

Ky është postimi i saj i plotë:

E pashë Vjosën në kullen e Isa Boletinit, dhe më erdhi mirë se para disa ditëve tha qe vendi ynë u qliru me mend, e aty besoj e ka kuptu se ka pas sakrificë shekullore per me ardhë deri te liria.
Shko edhe në Prekaz e Gllogjan, pastaj shko deri në Koshare se ki nevojë me e kuptu të vërteten se si erdhëm deri te liria!