16:45 / E Mërkurë, 07 Dhjetor 2022 / AR

‘’Time’’ shpall ‘’Njeriun e Vitit’’, ja kush është

‘’Time ‘’ ka shpallur ‘’Njeriun e Vitit 2022’’ dhe është Volodymyr Zelensky.

Presidenti i Ukrainës u emërua me këtë titull për rolin e tij në udhëheqjen e vendit të tij, Ukrainës, gjatë luftës kundër Rusisë.

“Suksesi i Zelensky si udhëheqës është mbështetur në faktin se guximi është ngjitës. Ai u përhap përmes lidershipit politik të Ukrainës në ditët e para të pushtimit, pasi të gjithë e kuptuan se presidenti nuk ishte larguar”, tha reporteri i Time, Simon Shuster.

Forcat ruse nisën pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt dhe Volodymyr refuzoi të largohej nga Kievi.

Lufta është këtu. Unë kam nevojë për armë, jo për një udhëtim”, tha Zelenskyy sipas një postimi në Twitter që ishte shpërndarë nga Ambasada e Ukrainës në Britani të Madhe më 26 shkurt.

Dy ditë më parë, ai u shpall “Njeriu i Vitit” edhe në gazetën britanike Financial Times, e cila po ashtu i kushtoi presidentit ukrainas një artikull të gjatë.https://www.facebook.com/v10.0/plugins/page.php?adapt_container_width=true&app_id=&channel=https%3A%2F%2Fstaticxx.facebook.com%2Fx%2Fconnect%2Fxd_arbiter%2F%3Fversion%3D46%23cb%3Df617d78d35e95c%26domain%3Dafterparty.al%26is_canvas%3Dfalse%26origin%3Dhttps%253A%252F%252Fafterparty.al%252Ff25a5f7fd48855c%26relation%3Dparent.parent&container_width=364&hide_cover=false&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Falafterparty&locale=en_US&sdk=joey&show_facepile=false&small_header=false&tabs=&width=