75 Mall Live Search
11:33 / E Mërkurë, 02 Tetor 2019 / indeksADMonline

Times: Trumpi sugjeroi që t’i qëllojnë emigrantët me armë këmbëve

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump kishte sugjeruar gjatë një takimi në mars me këshilltarët e Shtëpisë së Bardhë,  në Zyrën Ovale, që t’i qëllonin këmbëve emigrantët nëse ata hedhin gurë gjatë fjalimit të tij në  nëntor.

Ky informacion është zbuluar nga gazeta “The New York Times”, ku raporti i tyre bazohet në intervista me më shumë së një duzinë zyrtarë të administratës së Shtëpisë së Bardhë të përfshirë në ngjarjet e javës së takimit. Artikulli është përshtatur nga një libër i ardhshëm i reporterëve Michael Shear dhe Julie Hirschfeld Davis me titull “Luftërat e kufirit”, “Brenda sulmit të Trumpit mbi emigracionin”, i cili do të botohet më 8 tetor.

Zyrtarët i thanë “Timesit” se Trumpi u sugjeroi këshilltarëve gjatë mbledhjes së Zyrës Ovale, që ata të qëllonin migrantët në këmbë për t’i ngadalësuar ata.

Zyrtarët që folën për “Times”-in gjithashtu kujtuan se Trumpi shpesh sugjeroi fortifikimin e murit kufitar me një llogor të furnizuar me ujë dhe të mbushur me gjarpërinj ose aligatorë.

Trumpi, gjithashtu “donte që muri të elektrizohej, me majë në majë që mund të shponin mishin e njeriut”, raportoi Times.

Kur këshillëtarët i thanë Trumpit se disa prej sugjerimeve të tij ishin të paligjshme, sipas tyre thuhet se ai reagoi i irrituar.

Takimi u caktua për 30 minuta, por “Times”-i raportoi se zgjati më shumë se një orë. Zyrtarët në dhomë përfshinin sekretarin e atëhershëm të Sigurisë së Atdheut, Kirstjen Nielsen, Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo, shefin e detyrës së  Doganave dhe të Mbrojtjes së Kufijve, Kevin McAleenan, ushtruesin e detyrës së shefit të personelit Mick Mulvaney dhe këshilltarin e Shtëpisë së Bardhë, Stephen Miller, shruan “Times”. /Indeksonline/