75 Mall Live Search
14:05 / E Martë, 28 Korrik 2020 / indeksADMonline

Timja s’e duron dot deputeten e VV-së, ia ndal mikrofonin në Komision!

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj, e cila njëherësh është kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme, është përplasur me deputeten e LVV-së, Fitore Pacolli.

Arsyeja ishte se kjo e fundit nuk lejonte ta përfundonte fjalimin kryediplomatja kosovare, Meliza Haradinaj-Stublla.

“Nëse ki probleme me shëndetin, duhet mu trajtu. Leje ministren mu përgjigj.  Kjo (Fitore Pacolli) është edhe kryetare e shtetit, edhe kryeparlamentare”, është shprehur Kadriaj.

Gjatë ndërhyrjeve të vazhdueshme nga Pacolli, deputetja e AAK-së u detyrua që fizikisht t’ia ndalë mikrofonin deputetes së partisë së Kurtit.

“Bëhu më e sjellshme, se je u shumë e pasjellshme. Marre…”, ka deklaruar ajo. /Indeksonline/