Timo Werneri bëhet maqedon, ka gati kartën e identitetit

Timo Werner lëshoi një mundësi të artë mbrëmë në humbjen e Gjermanisë ndaj Maqedonisë.
Sulmuesi i Chelseat kishte rastin që t’ia siguronte skuadrës së tij një fitore, por lëshoi mundësi të arta nga një pozitë tejet e mirë, shkruan IndeksOnline
Maqedonët ia kanë përgatitur kartën e identitetit sulmuesit gjerman. Ai tash e tutje mund të kaloj lirshëm në shtetin e Maqedonisë.
Kujtojmë që Maqedonia arriti fitore në fund të ndeshjes, pas një goli të shënuar nga shqiptari, Elif Elmas./IndeksOnline/