16:19 / E Enjte, 25 Janar 2018 / indeksADMonline

Tinka Kurti e përkrahë Albin Kurtin në këtë çështje

Tinka Kurti, zyrtare e Zyrës për Informim në Lëvizjen Vetëvendosje, e ka përkrahur Albin Kurtin sa i përket çështjes gjinore.

Ajo ka thënë se ishte Kurti ai që e vuri si prioritet praninë e grave në platformën e tij. Megjithatë, Kurti ka thënë se gratë e bëjnë luftën vet, por nevojitet që ato të njihen edhe nga nivelet më të larta, ashtu siç ka vepruar Albin Kurti, transmeton Indeksonline.

“Natyrisht që gratë e vajzat po flasin vetë. Dhe veç pasi ato kanë folë dhe pasi kanë insistu me u ngrit kjo çështje, pas tyre, madje me formulimet e tyre, ka folë Albini. Asnjëra nuk ka iluzione se çështjen e grave ka me e zgjidh Albini. Jo, na vetë e bëjmë luftën. Ama kjo luftë duhet me u njoftë dhe atë prej niveleve më të larta. Pjesën “çështja gjinore” në platformën e Albinit e kanë shkru vajzat aktiviste dhe kanë kërku që me qenë pjesë e platformës. Albinit i takon merita që e ka prioritizu dhe e ka vendos lartë këtë. Ai ka folë edhe më herët për këto punë dhe nuk është e rastësishme që pas kushedi sa ankesave, vetëm tani po dëgjohen seriozisht këto thirrje”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Facebook./Indeksonline/